Mungesa e kuorumit në Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve e shtyn rishikimin e buxhetit

27 korrik 2020 | 11:16

Në mungesë të kuorumit në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk është shqyrtuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi Buxhetin e Kosovës për vitin 2020, me raport amendamentet e Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Albert Kinolli, ka deklaruar se prej 18 anëtarëve vetëm shtatë deputetë janë të pranishëm dhe nuk ka kuorum për shqyrtimin e kësaj pike të rendit të ditës.

Deputeti nga LDK-ja, Fetah Rudi, ka thënë se derisa në karrocë i’u ka përgjigjur mbledhjes së këtij Komisioni, nuk arrin të kuptojë përse deputetët e tjerë nuk janë në mbledhje.

Edhe deputeti Elmi Reçica nga PDK-ja, theksoi se për hir të gjendjes së vështirë nga pandemia, kjo parti mbështet rishikimin dhe për hir të qytetarëve deputetët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për punën e tyre për të marrë pjesë në Komision.

Të pranishëm nuk ishin deputetët e Listës Serbe. /KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi Lama Pra, Kosova nuk kishte më asnjë alternativë…