Mungesë e fuqisë punëtore në Gjermani, kompanitë po kërkojnë urgjentisht punëtorë

01 mars 2024 | 08:29

Mungesa e fuqisë punëtore – të kualifikuar apo dhe pa kualifikime – po pengon zhvillimin ekonomik në Gjermani. Sipas Ministrit Federal të Punës Hubertus Heil, mungesa e fuqisë punëtore mund të bëhet pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik.

Prandaj, ministri i SPD ftoi më shumë se 700 përfaqësues të ekonomisë, shoqata të ndryshme dhe institucione arsimore në një kongres njëditor në Berlin.

“Atë ditë, ne do të promovojmë shumë ide të mira se si të sigurojmë një numër të mjaftueshëm të fuqisë punëtore profesionale, ide që tashmë ekzistojnë, por duhet të bëhen më të njohura,” tha Heil, i cili hapi kongresin me Ministrin e Ekonomisë Robert Habeck (Të Gjelbërit) dhe ministren e Arsimit Bettina Stark-Watzinger (FDP).

Në Gjermani, 46 milionë vetë janë aktualisht aktivë në tregun e punës, që është një rekord. “Gjermania është pra akoma një vend ku punohet shumë,” tha Heil.

Ai përmendi arsimin si pikënisje për zgjidhjen e problemit të mungesës së fuqisë punëtore.

Sipas ministrit, në vend ka rreth 1.6 milion vetë të moshës 20-29 vjeç pa asnjë kualifikim. Është e rëndësishme që çdo i ri të ketë një shans për të hyrë në tregun e punës, shtoi Heil, raporton DW.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HANDIKOS sot do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të…