Munishi gradualisht po inkuadron në ekipin e parë talentet nga ekipi i juniorëve

08 nëntor 2022 | 12:26

Krahas punës së madhe që po bëhet në ekipin e parë, pa u fshehur nga synimi për rezultate maksimale, kryetrajneri i ekipit Ismet Munishi po mendon edhe për lojtarët e ekipeve zinxhir.

Në 14-të ndeshjet e zhvilluara deri më tash, Munishi dhe pjesa tjetër e stafit të trajnerëve, Debatik Curri, Armend Simnica e Ahmet Beselica i kanë përfshirë në listën e ngushtë për ndeshje disa lojtarë të rinj e me shumë talent që vijnë nga ekipi i juniorëve që drejtohet nga Agim Maliqi.

“Sulmuesi 17- vjeçar Igball Jashari ishte në protokol dhe gati për lojë ndaj Trepçës ‘89 sikurse portieri Butrint Bulliqi (19-vjeçar) ishte në bankë ndaj Malishevës.

Një tjetër lojtar premtues është edhe Korab Luma, i përfshirë për takimin ndaj Dukagjinit dhe gati për ‘aksion’. Edhe Luma është 17-vjeçar. Mbrojtësi Andi Salihu (19) ishte në bankinë për ndeshjen e fundit ndaj SC Gjilanit.  Edhe mbrojtësi i ri Ardi Ajdini (20) është përfshirë në disa ndeshje Një tjetër lojtar premtues është edhe Endit Baholli (22) i ardhur nga 2 Korriku, i cili tashmë ka debutuar me ekipin.  Portier i dytë të ‘bardhekaltrit’ është 22-vjeçari Egzon Beslimi, të cilit sigurisht se do t’i jepet mundësia”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Trajneri Munishi ka premtuar edhe ardhje të reja nga ekipi i juniorëve, por edhe nga klubet e tjera e Shkollat e Futbollit në vend. FC Prishtina po punon edhe për disa projekte për talentet e rinj, të cilat do të zbulohen së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të…