Munishi lavdëron Arbërinë

30 nëntor 2020 | 17:07

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e vlerësoi paraqitjen e Arbërisë në ndeshjen që skuadra suharekase e fitoi me rezultat 2-1.

“Me thënë të drejtën sot Arbëria bëri paraqitje të mirë, jo vetëm në pjesën e dytë por edhe në të parën. U pa që na kishin studiuar mirë dhe komplimente për lojën atyre. Nuk i lë faj skuadrës time, por kundërshtarëve që luajtën mirë”, ka thënë Munishi

Munishi ka thënë se është kampionat i gjatë si dhe ka treguar skuadrat që do të luftojnë për dalje në Evropë

“Ne jemi katër skuadra që do luftojmë për Evropën. Ne, Drita, Gjilani dhe Prishtina. Çdo gjë është e hapur, kampionati është ende i gjatë”, ka shtuar Munishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë,…