Munishi: Nëse Shqipëria tregon vlerat si në kualifikime, jam i bindur se do të prishë plane në grup

04 dhjetor 2023 | 10:18

Analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” në T7, Ismet Munishi, ka vlerësuar se Shqipëria mund të bëjë befasi në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria u shortua në Grupin B, bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Rreth grupit, trajneri Munishi tha: “Nuk mundem me thënë me fat ose pafat sepse këtu kanë shkuar të gjitha skuadrat që kanë vlera. Janë kualifikuar të gjitha skuadrat që kanë treguar kualitet. Për mendimin tim Kroacia nuk është ajo që ka qenë. Besoj së në Rusi ka pasë maksimumin e vet. Italia po ashtu nuk është në momente të mira. Këtu e shoh Spanjën si favorite. Këtu gjithsesi se të gjitha e shohin vetën favorite karshi Shqipërisë”.

“Ne jemi dëshmitar që gjithmonë një skuadër prish plane në një kampionat. Shpresoj që ajo të jetë Shqipëria. Nëse tregon vlerat që ka treguar gjatë kualifikimeve, jam i bindur se do të prishë plane në këtë grup”, shtoi Munishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov,…