Munishi: Si trajner i Gjilanit dhe si prind kërkoj falje për incidentin

03 prill 2022 | 19:13

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar edhe njëherë tjetër për incidentin e ndodhur në derbin e javës kundër Ballkanit.

Disa tifozë vendas e sulmuan fizikisht portierin e mysafirëve, Stivi Frashërin, gjatë festës së golit në minutën e fundit.

Munishi ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook për incidentin e shkaktuar nga disa tifozë gjilanas, duke theksuar se marrëdhëniet mes klubeve janë të mira.

Reagimi i plotë i Munishit (pa ndërhyrje):

Si trener i Sc Gjilanit dhe prind që jam kerkoj falje per incidentin që ndodhi ne ndeshjen sot ne mes të dy skuadrave me të mira ne Superlige Sc Gjilanit dhe Ballkanit nga Suhareka sepse Stivi është djal i joni shqiptare dhe lojtare i joni aq me shume kunder Ballkanit dhe Xhebrailave që mardhaniet edhe personale edhe të klubeve tona janë të shkelqyera.

Asnje individ nuk mund të hedh hije të keqe mbi Skifterat dhe Sc Gjilanin .

Stivi sherim të shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punëtor i Kompanisë për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS)…