Murati: 40 mijë llogari bankare në dispozicion të serbëve, jemi të gatshëm t’i mbështesim bizneset në veri

31 janar 2024 | 16:06

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se janë 40 mijë llogari bankare në dispozicion të serbëve që mund të pranojnë pagesa edhe në transfere ndërkombëtare.

Në konferencën për medie të mërkurën së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, Murati ka thënë se do të ketë fushatë që bizneset të fiskalizohen.

Në këtë drejtim, ai ka premtuar përkrahje dhe mbështetje për bizneset në komunat në veri.

“Problemi i parë sa i përket llogarive nuk ekziston. Janë mbi 40 mijë llogari bankare të qytetarëve serbë që mund të pranojnë transfere ndërkombëtare. Për qytetarët mundësitë dhe parakushtet ekzistojnë. Është çështje e shtetit serb që dëshiron të krijojnë probleme. Jemi të gatshëm që të ofrojmë masa mbështetëse për biznese në katër komunat veriore. Jemi të përkushtuar që t’ju dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve”, ka thënë Murati. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Musa Hashani shpall te pavlefshme 4 dëftesa, diplomën , vërtetimin…