Murati: Brenda këtij muaji do të miratohet Projektligji i ri për skemat pensionale

21 qershor 2023 | 14:08

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë me dije se brenda muajit qershor do të miratohet Projektligji i ri për skemat pensionale, bazuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.

Murati, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Transfere, ka thënë se janë afër finalizimit të miratimit të këtij projektligji dhe se pret që i njëjti të hyjë në fuqi para 15 korrikut, afat ky i vendosur nga Kushtetuesja.

Të njëjtin e mirëpritën edhe deputetët, anëtarë të këtij komisioni./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri “Mbi çështjen shqiptare – bashkëbisedim…