Murati i përgjigjet Abdxhikut: E pse nuk i votuat pra kur e kishit mundësinë?

25 nëntor 2025 | 16:10

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë të martën se ishin të gatshëm ta votonin buxhetin nëse partitë e tjera ishin pro.

Ai e ka pyetur Abdixhikun se pse nuk votuan. “E pse nuk i votuat pra kur e kishit mundësinë? Deri dje keni thënë se seanca ka qenë anti-kushtetuese, prandaj s’keni marrë pjesë. Tash po del që paskeni pasë me i votu, por s’ju ka pëlqy mënyra e ftesës. Kjo është tallje me qytetarët”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Abdixhiku i reagon Osmanit: Kam qenë i gatshëm të votohet buxheti i Prishtinës, pagat e RTK-së dhe Plani i Rritjes

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të…