Murati: Janë dy mundësi, ose Qeveri Kurti 3 ose zgjedhje
26 tetor 2025
| 09:29
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në seancën e sotme janë dy mundësi, ose do të ketë Qeveri Kurti 3 ose vendi do të shkojë edhe njëherë në zgjedhje, siç ka thënë ai “duke rrezikuar shumë procese si Buxheti, Plani i Rritjes i BE-së, funksionimi i institucioneve të pavarura etj”.
“Opsioni i dëshiruar për ne natyrisht që është opsioni i parë. Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin? Uroj që sot të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik tek secili deputet për të zgjedhur interesin shtetëror para së gjithash”, ka shkruar në “Facebook” Murati.



