Murati: Janë ekzekutuar pagesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se tashmë janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e masës së mbështetjes prej 100 eurosh, të dedikuar për punëtorët e sektorit privat në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Sipas Muratit, mjetet janë transferuar për të gjithë ata qytetarë që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara për përfitim nga kjo skemë mbështetëse, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga institucionet përgjegjëse.
“Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar. Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim”, ka shkruar Murati në “Facebook”.



