Murati mohon të ketë humbje financiare në Trust
24 mars 2023
| 16:22
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mohuar se ka humbje të mjeteve financiare nga kursimet pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Ai madje ka deklaruar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet që performanca e Trustit për këtë vit është në normën e atij të kaluarit.
Në Komisionin parlamentar për Buxhet, Murati ka thënë se performaca e Trustit për vitin aktual është në normën e vitit të kaluar.
“Është jo serioze të bëhet një propagandë e tillë kur dihet se brenda një dite lëvizjet mund të jenë deri dy për qind”, ka thënë Murati.
Ndërsa Ardian Zalli, drejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka thënë që rënie të aksioneve ndërkombëtare ku ka investuar Trusti ka pasur dhe në vitet e kaluara.