Murati njofton se ua ka bartur komunave 60 milionë euro të hyra vetanake

11 prill 2024 | 13:00

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë bartja e të hyrave vetanake të komunave, në vlerë prej 60 milionë euro.

Murati ka thënë se bartja në këtë formë është bërë për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e paalokuar, bartja sipas ministrit bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse.

“Në pajtim me nenin 9.6 të Ligjit të buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove.  Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e paalokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, ka njoftuar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 17 njerëz kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë…