Murati për mosvotimin e Kurtit: Nuk kemi qenë bllokues, opozita primare pati inatet dhe xhelozitë politike
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, pas dëshmimit të votimit të qeverisë Kurti 3, ka thënë se opozita primare patën inatet politike sesa atë shtetëror.
“Seanca për votimin e qeverisë që do të duhej të rezultonte pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pra zgjedhjeve të rregullta që kishim. Pas një qeverie që përmbush mandatin deri në fund. Ka një kohë të gjatë prej datës 9 shkurt deri më tani dhe kryesisht me zvarritje të shkaktuar dhe bllokada të shkaktuara që i u pa dhe sot që u materializuara në formë të inateve dhe xhelozive politike ku partitë opozitare vendosën të barrikadohen dhe më të vlefshme e konsiderojnë që të votojnë kundër fituesit të zgjedhjeve dhe të pamundësojnë që fituesi i zgjedhjeve të qeverisë me vendin sesa të vendosin interesin shtetëror për para. Interesi shtetëror mori primatin e dytë, ndërsa primare për opozitën ishin inatet politike”, ka thënë Murati.
Më tutje, ai ka thënë se primare për opozitën ishin inatet politike.
“Të rrezikojnë qëndrueshmërinë shtetit. Kemi një situatë ku modeli i bashkëpunimit që kemi ofruara ne është refuzuar. Kemi ofruara qeveri pa listën serbe. Ky është proces i veçantë dhe ka procedura të veçanta, sa i përket votave ka thënë kryeministri që me testoni. U pa përfundimisht dhe u dëshmua qe ne nuk e kemi zvarritur, ata që kanë zvarritur qoftë konstiuimin qoftë qeverinë kanë qenë deputet e partive opozitare. Ne nuk kemi qenë asnjëherë bllokuesit. Sot deputet e opozitës zgjodhën që të shkohet në zgjedhje që për ne ka qenë opsioni me i pa favorshëm”, ka thënë Murati.
Murati ka thënë edhe se emri i Dimal Bashës për ministër i Infrastrukturës dhe Transportit ka qenë qysh në fillim.
“Dimal Basha ka qenë kandidat që të propozohet si ministër Që nga fillimi por që na është imponuar. Ermi i Dimal Bashës është propozuar si ministër në fillim”, ka thënë Murati.



