Murati: Problemet që sot ka Kosova në funksionimin e saj janë kushtetuese

09 prill 2018 | 21:32

Me rastin e dhjetëvjetorit të hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se anash lavdërimeve dhe krenarisë për Kushtetutën, si shoqëri duhet të jemi të vetëdijshëm se shumica e problemeve që sot ka Kosova në funksionimin e saj janë kushtetuese.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ajo që do të çonte drejt ndryshimit të kësaj Kushtetute është themeli i vendosjes së plotë të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë i Muratit:

Sot po bëhen 10 vjet prej kur u miratua Kushtetuta e Kosovës, e cila është kopje e parimeve të Pakos së Ahtisaarit.

Anash lavdërimeve dhe krenarisë për kushtetutën, ne si shoqëri duhet të jemi të vetëdijshëm se shumica e problemeve që sot ka Kosova në funksionimin e saj janë kushtetuese.

Mbi të gjitha privilegjet kushtetuese dhe juridike për pakicën serbe, të cilat kanë natyrë bllokuese dhe shantazhuese janë themeli i jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Procesi politik dhe juridik, i cili duhet të pranojmë që nuk është fare i lehtë, që do të çonte drejt ndryshimit të kësaj kushtetute është themeli i vendosjes së plotë të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi dhe Mohamed Salah mbajnë vendet e para të…