Murati thotë se në vitin 2025 pritet të thyhet rekordi i vitit të kaluar për hapjen e bizneseve të reja

04 gusht 2025 | 11:51

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2024 numri bizneseve të reja të regjistruara ka shënuar rekord.

Në vitin e kaluar sipas tij janë regjistruar  12 mijë e 51 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Ai ka thënë se në vitin 2025 kjo shifër pritet të tejkalohet, pasi në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 6 mijë e 642 biznese.

“Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6 642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara. Kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme që po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Hapja e bizneseve të reja nënkupton që ndërmarrësit janë optimistë për të ardhmen, por edhe që janë kreativë me ide të reja në treg”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez po tërheq vëmendje në shkretëtirë.…