Murati tregon se kur do të dalin 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

29 prill 2022 | 14:57

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka konfirmuar të premten se shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat pritet të dalin pas verifikimeve nga komisioni shqyrtues.

Ai në një konferencë për media ka thënë se ky komision do të formohet së shpejti dhe se do të trajtojë të gjitha aplikimet në mënyrë që më pas të fillojë pagesa për këtë kategori.

“Procesi është ende i hapur për aplikim dhe po presim aplikimet në vazhdimësi dhe prej javës tjetër e tutje, besoj që do të formohet komisioni shqyrtues i cili më pas do të trajtojë të gjitha aplikimet dhe do të mund të fillojë pagesa edhe për këtë kategori”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të…