Murati: Veteranëve mund t’ju duket pak, por shteti po i jep 80 milionë euro për ta

07 qershor 2022 | 12:26

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Kosovës shpërndanë më shumë se 80 milionë euro për veteranët e luftës së UÇK-së.

Duke folur për protestën e djeshme të kësaj kategorie para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Murati ka thënë se veteranëve mund t’ju duket pak ky pension por që janë miliona euro që paguhen për ta.

Sipas tij, shteti po jep shumë për veteranët, por nga perspektiva e tyre mund të jetë pak.

“Ndërlidhja me pagën minimale ka qenë me nenin 18. Vullneti politik atëherë ka qenë që të bëhet kjo këputje. Pagesa për veteranët është 80 milionë euro në vit. Nga perspektiva e një veterani mund të duket që shteti po jep pak për ta, por shteti po jep 80 milionë euro. Veteranit i kanë hy në hise disa të tjerë që nuk janë veteranë. Duhet t’u bëhet një pastrim i listave. Duhet t’i trajtojmë drejt ata që kanë luftuar e kanë marrë pushkën dhe e kanë marrë guximin”, ka thënë ai.

Murati pasi ka shpalosur mbështetjen për qytetarët, sidomos familjet me skemë sociale e pensionistët, ka folur edhe për rritjen e çmimeve duke përmendur inflacionin e lartë, që sipas tij, po shkaktohet nga lufta në Ukrainë. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumbardha Leposhtica B.I. me emrin tregtar “OMARI AL PVC”, shpall…