Murati vlerëson bashkëpunimin dhe mbështetjen e Bankës Evropiane për Investime

21 shkurt 2022 | 16:22

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka takuar sot delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga zëvendëspresidentja Liliana Pavlova, në premisat qendrore të BEI-së në Luksemburg.

Ministri Murati ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Evropiane për Investime i ka dhënë Republikës së Kosovës.

Gjatë periudhës së pandemisë, BEI ka ndihmuar Kosovën me 70 milionë euro, në funksion të rimëkëmbjes së qëndrueshme pas situatës pandemike.

Zëvendëspresidentja e BEI, Lilyana Pavlova, ka vlerësuar vizitën e delegacionit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës.

Synimi i përbashkët i të dy palëve është që të rritet mbështetja financiare dhe teknike duke vepruar në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale të Bashkimit Evropian.

Ministri Murati gjatë këtij takimi ka bërë me dije se shteti i Kosovës është fokusuar në zvogëlimin e ndikimit të pandemisë si dhe në ringjalljen ekonomike.

“Andaj mirëpresim planin ekonomik dhe investiv të BE-së i cili synon zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Si rezultat, të dy palët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që të konsolidojnë hapa të suksesshëm drejt agjendës së përbashkët të zhvillimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK)…