Muriqi del negativ në testin e parë për Covid-19, priten edhe testime tjera

28 shtator 20:21

Futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi, ka dalë negativ në testin e parë për COVID-19.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Muharrem Sahiti, zëvendëstrajner i Përfaqësueses së Kosovës.

Sahiti tha se nesër ose pasnesër Muriqi, do t’i nënshtrohet edhe një testimi tjetër për të shikuar se a e ka kaluar koronavirusin.

“Ka dalë negativ në testin e parë. Nesër ose pasnesër pritet ta ketë edhe një testim. Pasi të arrijë në Itali ai do të izolohet edhe do të monitorohet për 24 orë, për të pasur mundësi më pas të nisë edhe me stërvitje”.

Ky është një lajm shpresëdhënës për “Dardanët”. Aktivizimi i mundshëm i anëtarit të ri të Lazios, do të ishte një ndihmë e madhe sidomos në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut që Kosova pritet ta zhvilloj më 8 tetor, në kërkim të kualifikimit në Kampionatin Evropian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Liverpool, Loris Karius ka finalizuar kalimin në skuadrën…