Muriqi: Falënderoj shokët për mbështetjen, nuk ndalem më

22 janar 2021 | 20:02

Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren 2-1 që arriti Lazio përballë Parmës.

“Bardhekaltrit” u kualifikuan në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të përballen me Atalantën. Sulmuesi “dardan” goditi shtyllën në pjesën e parë teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e fundit.

Një realizim fantastik me kokë, por që u ndihmua edhe nga devijimi i portierit të ekipit emilian. Një zhbllokim për bomberin e Lazios, i cili foli pas sfidës për Lazio Style Channel.

“Jam i lumtur për golin dhe fitoren që arritëm. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë mbështetur gjithmonë edhe kur goli ka munguar. Shpresoj të jem zhbllokuar me këtë gol, në mënyrë që të shënoj të tjerë të rëndësishëm për ta ndihmuar skuadrën”, ka deklaruar 26-vjeçari nga Prizreni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj në…