Muriqi nuk largohet nga Lazio

03 maj 2021 | 22:40

Edhe pse nuk arriti të tregojë potencialin e tij në sezonin e parë, Vedat Muriqi do të vazhdojë të qëndrojë në Lazio edhe sezonin e ardhshëm.

Gazetari i njohur, Ekrem Konur raporton se sulmuesi kosovar do të vazhdojë me Lazion.

Ai e ka besimin e plotë nga ana e drejtorit sportiv, Igli Tare dhe trajnerit, Simone Inzaghi.

Sot kishte raportime se Muriqi ka kërkuar të rikthehet në Fenerbahçe, por një gjë e tillë nuk është vërtetuar.

Muriqi ka shënuar vetëm një gol në Serie A në 22 ndeshje sa është paraqitur. Gjithsej ai ka luajtur 510 minuta në Serie A këtë edicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e kësaj së hëne, rreth orës 21:30 është raportuar…