Muriqi: Pirati është këtu dhe do të luftojmë deri në fund

20 prill 2022 | 11:53

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi ka qenë edhe një herë protagonist tek Mallorca, duke kontribuar në fitoren e ekipit të tij ndaj Deportivo Alavesit (2-1).

Muriqi e realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fund të pjesës së parë. “Pirati është këtu dhe do të luftojmë deri në fund”, ka shkruar 27-vjeçari në rrjetin social, “Instagram”.

Sulmuesi prizrenas e shënoi golin e katërt në La Liga këtë sezon, derisa është i huazuar në Mallorca për gjashtë muaj dhe klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij, përkundër formës së mirë në të cilën po kalon në ndeshjet e fundit. Kartonin e tij e ka në pronësi Lazio, e cila do të mundohet ta shesë lojtarin gjatë verës që vjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i Freedom House (FH) për vitin 2022 e kualifikon…