FH: Kosova vend pjesërisht i lirë, me institucione të dobëta dhe korrupsion të përhapur

20 prill 2022 | 11:46

Raporti i Freedom House (FH) për vitin 2022 e kualifikon Kosovën si vend pjesërisht të lirë të ranguar në vendin e 56-të nga 100 vende për lirinë në botë. Megjithatë aty, ka kritika për Kosovën në shumë fusha në pasqyrën e përgjithshme. Korrupsioni, liria e gazetarëve dhe sundimi i ligjit radhiten si ndër problemet kyçe të Kosovës.

Në raport përmenden zgjedhjet të cilat e administruara relativisht mirë e po ashtu edhe shkarkimi i kreut të KQZ-së, Valdete Daka nga presidentja  Vjosa Osmani.

“Kosova mbajti zgjedhje të besueshme dhe relativisht të administruara mirë, por institucionet e saj mbesin të dobëta dhe korrupsioni i shfrenuar ka shkaktuar mosbesim të thellë të publikut ndaj qeverisë. Gazetarët përballen me presion serioz dhe rrezikojnë të sulmohen për shkak të raportimeve të tyre.  Sundimi i ligjit pengohet nga ndërhyrja e ekzekutivit në gjyqësor”, është thënë në raport.

Derisa si zhvillimi kyçe në raport radhiten fitorja e Vetëvendosjes me afër 50 për qind që më pas rezultoi në krijimin e institucioneve pa pasur nevojën për mbështetjen e partive të tjera.

“Parlamentarët votuan për të zgjedhur Albin Kurtin si kryeministër dhe Vjosa Osmanin presidente muajin pasues. Në qershor, Kurti u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke filluar një raund të ri të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE – një seri takimesh diplomatike që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Procesi ngeci përsëri në korrik dhe bisedimet nuk kishin rifilluar deri në fund të vitit”, është thënë në raportin e Freedom House (FH).

Gjithashtu, në raport është thënë se edhe zgjedhjet komunale të mbajtura në tetor janë konsideruar përgjithësisht të lira dhe të ndershme nga vëzhguesit e zgjedhjeve vendore dhe ndërkombëtare, pavarësisht disa gabimeve, duke përfshirë parregullsitë e listës së votuesve.

“Shumica e komunave u fituan nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të dyja partitë tradicionalisht dominuese që kaluan në opozitë pas zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit”, është thënë në raportin Freedom House (FH).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të edicionit të rregullt dhe çerekfinaleve është koha…