Murray, gati për “Australian Open”

21 dhjetor 12:52

Tenisti britanik Andy Murray do të marrë pjesë në grand slemin e “Australian Open” që zhvillohet në gjysmën e dytë të janarit në Melburn.

Ish-numri 1 në botë nuk luan në një turne që prej çerekfinaleve të “Wimbledonit”, ndërkohë që mbylli para kohe sezonin pak ditë para fillimit të “US Open”.

Gjatë gjashtë muajve të fundit ai ka luajtur vetëm një ndeshje “show” me Roger Federerin, në Glasgou në nëntor të këtij viti dhe më së shumti është fokusuar në stërvitje dhe rikuperimin nga dëmtimi. Por tashmë gjithçka është gati dhe britaniku pritet të jetë në turneun “show” që do të organizohet nga 28 dhjetor në Abu Dhabi.

Lajmin e rikthimit të tij në fushë e ka dhënë nëna e tij, Judy Murray, që tha se djali i tij është në formë dhe se faza përgatitore ka shkuar mirë. “Andy do ta testojë veten në Adu Dhabi dhe më pas do të spostohet në Melburn, ku do të luajë edhe në përgatitet për grand slemin. Mendoj se do të kemi një konkurrent tjetër të fortë vitin tjetër”, ka thënë Judy Murray.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrejti social “Facebook” po kërkon fytyrën tënde në foto dhe…