Murtezaj: ATK-ja është e përkushtuar t’u ofrojë shërbime profesionale bizneseve

20 shkurt 2020 | 12:52

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbajtur seminar me tatimpaguesit e rajonit të Prishtinës.
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se janë të përkushtuar t’i ofrojnë bizneseve transparencë dhe trajtim të barabartë.

“Tashmë është bërë traditë ky standard komunikimi përmes ATK-së dhe bizneseve. Dobi shumë e rëndësishme është edhe pjesa e komunikimit interaktiv. ATK-ja është e përkushtuar që t’u ofrojë bizneseve shërbime profesionale transparencë dhe trajtim të barabartë”, u shpreh ai.

Murtezaj ka theksuar se në vitin 2019 është ndalë trendi i borxheve prej 6 për qind. “Ne si ATK gjatë vitit të kaluar kemi qenë në proces të reformave dhe janë të atakuar dhjetë fusha. Në vitin 2019 është ndalë trendi i borxheve rreth 6 për qind. Tani kemi vetëm një qendër ku bëhet trajtimi i ribursimeve që vijnë nga të gjitha bizneset. Evazioni fiskal nuk është fenomen që dëmton vetëm zvogëlimin e mbushjes së arkës së shtetit, por ai është çrregullim edhe i tregut. Për bizneset e shëndosha është esenciale që të zvogëlohet në minimum ky evazion fiskal”, ka deklaruar ai.

Drejtor i Departamentit të Shërbimit në ATK, Sami Salihu, ka thënë se konsolidimi i mbledhjes së detyrueshme është përqendruar në zvogëlimin e borxheve.

“Një ndër risitë ishte konsolidimi i mbledhjes së detyrueshme dhe ATK-ja është e përqendruar për të zvogëluar stokun e madh të borxheve të vjetra dhe trajtimin e borxheve të reja. Përmes këtij divizioni mund të arrini marrëveshje edhe përmes pagesës me këste. Departamenti i mbledhjes së borxheve funksionin në mënyrë elektronike dhe faktori njeri shumë pak ka rol. Ne divizionin e parë, rastet trajtohen për 20 ditë. Tatimpaguesit që kalojnë në divizion e dytë konsiderohen tatim pagues me rriskë, sepse këta janë të njoftuar me procedurat e mbledhjes. Ne ju sugjerojmë që borxhet të paguhen sa më shpejt, pra derisa jeni në fazën e parë dhe mos pritni të kaloni në fazën e dytë për t’u trajtuar”, u shpreh Salihu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti serb nga Kosova, i cili ka vendosur të luajë…