Murtezaj: ATK-ja ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj

12 korrik 2022 | 11:34

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022.

Ai është shprehur se për gjashtë muaj ATK-ja ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj.

“Të hyra prej 355.5 milionë euro tatime, në krahasim me planin kemi rritje prej 26.5 milionë euro, apo 8.1 për qind”,  ka thënë ai.

Murtezaj ka treguar faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.

“Në rritje ka ndikuar fuqizimi i kontrollit të brendshëm, pra rritja e kontrollit dhe llogaridhënies, rritja e transparencës, kur kemi transparencë në shpenzimin e parasë publike. Është rritur besimi i bizneseve, ka transparencë edhe brenda institucionit.  Gjithashtu ka ndikuar edhe rritja e efikasitetit të borxheve tatimore dhe digjitalizimi i shërbimeve”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka bërë edhe prezantimin e reformave të rimbursimit të tatimeve, ku ka thënë se është kthyer besueshmëria në këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se Sali Berisha nuk mund…