Spartak Ngjela: Saliu nuk i fiton dot zgjedhjet

12 korrik 2022 | 11:33

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se Sali Berisha nuk mund t’i fitojë kurrë zgjedhjet dhe po ‘lufton’ kot me Partinë Demokratike.

Në studion e “Top Story” me Sokol Ballën, ai tha se protestën Berisha e organizuar vetëm për të treguar sesa i fortë është dhe sesa mbështetje ka nga qytetarët, pavarësisht non-gratës amerikane.

Madje, Ngjela tha se Berisha e ngriti flamurin kombëtar në shesh vetëm për të treguar se po kalon në nacionalizëm anti-amerikan.

“Në protestë nuk ishin shumë se 2 mijë e 500 persona. Deri tek ura ishin. Ai e organizoi protestën për të thënë unë jam i fortë. Sali nuk kërkon zgjedhje, pro të tregojë që unë kam mbështetje popullore. Pse e mori flamurin, po i thotë atyre unë do kaloj në nacionalizëm anti-amerikan. Filloi të gënjente nga katër anët, por nuk e gënjen optikën e amerikanëve. Nuk fiton dot zgjedhjet, 28% është PD-ja sot në të dy krahët. Pse lodhet me PD-në kur nuk fiton dot. Pse e shkatërron të djathtën. Saliu ka pushtuar të djathtën. Nuk mund të flitet nëse nuk më jep doktrinën sesi të fitosh zgjedhjet. Zgjedhjet e parakohshme nuk bëhen dot nga këta opozitarët, atëherë si do e ndryshosh këtë gjendje. Ka shumë raste në perëndim, kur kanë humbur pushtetin lokal, kanë shkuar në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Ngjela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Nani nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin australian Melbourne…