Mushkolaj: “Familja presidenciale” sërish në aksion ndaj mediave dhe gazetarëve

10 shtator 2025 | 23:19

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë se bashkëshorti i presidentes po spekulon se gazetarët po nxisin dhunë ndaj fëmijëve të vegjël, teksa ai vet i ka sulmuar mediat dhe gazetarët.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai dhe presidentja po ankohen se mediat po ua përndjekin vajzat.

“”Familja presidenciale” sërish në aksion ndaj mediave dhe gazetarëve. Ashpër dhe turpshëm drejt fundit të mandatit.

Rrezikshëm dhe turpshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Bashkëshorti i presidentes po spekulon se gazetarët po nxisin dhunë ndaj fëmijëve të vegjël.

Kështu po thotë personi që nuk ka lënë rast pa i sulmu mediat dhe gazetarët.

Ai dhe gruaja e tij presidente po ankohen se mediat po ua përndjekin vajzat.

Mediat veç po kërkojnë llogari dhe përgjegjësi për keqpërdorimin e resurseve shtetërore.

Ndërkohë presidentja shantazhon gazetarët, duke keqpërdorur informata që thotë se i ka nga institucionet e sigurisë.

“Familja presidenciale” sërish në aksion ndaj mediave dhe gazetarëve. Ashpër dhe turpshëm drejt fundit të mandatit.

Rrezikshëm dhe turpshëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump njoftoi sot se aktivisti konservator Charlie Kirk…