Fakulteti i Ekonomisë shënon kapitull të ri!
Fakulteti i Ekonomisë sot ka pranuar projektin e detajuar të ndërtesës së re – i hartuar nga UNOPS dhe i financuar nga Universiteti i Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur dekani i fakultetit Ekonomik, Driton Balaj.
“Ndërtesa e re do të jetë një hapësirë moderne, funksionale dhe e qëndrueshme, e ndërtuar për të krijuar kushte bashkëkohore për studentët, profesorët dhe stafin administrativ të Fakultetit të Ekonomisë.
Ky është një hap historik që pasqyron vizionin dhe përkushtimin tonë për të investuar në arsim cilësor, duke krijuar mundësi më të mira për gjeneratat e ardhshme.
Fakulteti i Ekonomisë po ecën drejt së ardhmes me një infrastrukturë që do të frymëzojë dije, inovacion dhe zhvillim profesional.”, ka shkruar Balaj në njoftimin e tij.
#UniversitetiiPrishtinës #FakultetiEkonomisë #Arsim #Infrastrukturë #UNOPS #BE #MESTI




