Mushkolaj i reagon Hysenit: Ish dashtë të paktën me e lexu Kushtetutën, para se ta bëjë këtë budallaki
                28 mars 2023
                |  23:40
            
        Analisti Imer Mushkolaj ka kërkuar që kryetari i Gjilanit ta anulojë vendimin për shkurtimin e orarit të punës për punonjësit e administratës që agjërojnë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Hyseni është dashur të paktën ta lexojë Kushtetutën, para se ta bënte këtë budallaki.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari i Gjilanit duhet ta anulojë sa më shpejt këtë vendim që ua shkurton orarin e punës punonjësve të administratës, të cilët agjërojnë. Ish dashtë t’paktën me e lexu Kushtetutën, para se ta bëjë këtë budallaki.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        