
Musiala jashtë fushës 4-5 muaj
E pamundur të shkonte më keq. Xhamal Musiala është kthyer tashmë në sinonim të vuajtjes në futbollin profesionist.
Mesfushori i shkëlqyer i Bajernit dhe i Gjermanisë pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën çerekfinale të Botërorit të Klubeve përballë Paris SG dhe tani pritet të mungojë gjatë.
Siç theksojnë mediat gjermane, 22-vjeçari ka thyer kockën e tibulës në këmbë dhe ka dëmtuar disa ligament, e pritet të qëndrojë jashtë fushave 4 deri në 5 muaj.
Mëkat I vërtetë sepse talenti I madh I futbollit gjerman ishte kthyer në fushë pikërisht gjatë Kupës së Botës për Klubet, pas një mungese të rëndësishme gjithashtu për shkak lëndimi.
Musiala shënoi 3 gola në fitoren 10-0 të bavarezëve ndaj Oklendit në ndeshjen e parë të turneut, dhe u duk se ishte kthyer në formën e tij më të mirë.
E përditshmja tabloide, “Bild”, komenton se lojtari do të mungojë gjatë, pra 4 ose pesë muaj, ndërsa pritet operacioni, se portieri I Bajernit, Nojer, kritikoi Donarumën për dëmtimin e tij, dhe se klubi ka një skenar sipas të cilit Tomas Myler nuk do të largohet për shkak të lëndimit të Musialës.
Revista “Kiker” thekson fatkeqësinë e Musialës, I cili u kthye në ekip ndaj PSG-së pas një mungese prej 3 muajsh gjithashtu për shkak dëmtimi, ndërsa tani do të duhet të qendrojë sërish gjatë jashtë fushe.
Shpresa është që të paktën gjithçka të shkojë sipas parashikimeve, dhe futbollisti I ri ta vazhdojë karrierën në nivelet e talentit të tij për të ndihmuar Bajernin që sezonin e ardhshëm në Gjermani