Musk thotë se chatbot-i i ri i Inteligjencës Artificiale ka ‘pak humor’

07 nëntor 2023 | 21:06

Elon Musk ka lançuar një chatbot me AI të quajtur Grok në faqen e tij të mediave sociale X, dikur Tëitter, por deri më tani është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur.

“Në disa aspekte të rëndësishme, është më e mira që ekziston aktualisht,” postoi ai në X, përpara publikimit të tij.

Musk u mburr se Grok “e do sarkazmën” dhe do t’u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”.

Modele të tjera refuzojnë t’u përgjigjen disa pyetjeve, për shembull dhënien e këshillave. Por Musk tha se Grok do t’i përgjigjet “pyetjeve pikante që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI”.

Në një demonstrim të mjetit të ri, të postuar nga zoti Musk , Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës.

Ai u përgjigj “vetëm një moment ndërsa po bëj recetën… sepse unë do t’ju ndihmoj plotësisht me këtë”, dhe renditi informacione të përgjithësuara dhe jo të përdorshme, të kombinuara me sugjerime sarkastike, përpara se të paralajmëronte kundër idesë.

Mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale si Grok janë kritikuar gjerësisht për përfshirjen e gabimeve themelore ndërsa duken shumë bindëse në stilin e tyre të të shkruarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Funerali i Matthew Perry u mbajt të premten e kaluar,…