
Muslija kërkohet nga dy klube turke
24 qershor 2025
| 16:35
Florent Muslija do të largohet nga Freiburgu gjatë kësaj vere. Përfaqësuesi kosovar nuk pati hapësira të mjaftueshme në ekipin e Bundesligës, prandaj ai i ka bërë gati valixhet për t’u larguar prej atje.
Magazina gjermane, “Kicker” shkroi se për mesfushorin ofensivë ka interesim nga klubet e Bundesliga II, por edhe jashtë Gjermanisë, përfshirë këtu Turqinë.
Mediumi gjerman nuk përmendi emra të klubeve turke, por mediumi turk “fotospor” raporton se në garë për futbollistin janë futur dy klubet e reja të Superligës turke, Kocaelispor dhe Gençlerbirligi.