Kirsty Coventry merr zyrtarisht drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

24 qershor 2025 | 15:43

Kirsty Coventry ka marrë zyrtarisht drejtimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, duke pasuar në këtë post Thomas Bach. Kristy Coventry është e para grua që merr drejtimin e organizmit më të lartë Botëror të Olimpizmit.

Në zgjedhjet e mbajtura më 20 mars, Coventry mori 49 vota, në garën mes 7 kandidatëve për Presidencën e Komitetit Olimpik. 41-vjeçarja nga Zimbabve ka një karrierë brilante si notare, ku nuk mungojnë 2 medalje të arta Olimpike, në Athinë dhe Pekin.

Thomas Bach largohet nga drejtimi i IOC pas 12 vjetësh dhe u shpall President Nderi Përjetë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Red Boutique” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…