Musliu – Bajramit: Ju paguheni me para të popullit e ju thërrisni italianët ta kryejnë punën tuaj

15 nëntor 2020 | 21:51

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka ftuar Guardia di Finanza për të hetuar skandalin e vjedhjes së më shumë se dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Kjo kërkesë e Bajramit  është kundërshtuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Musliu e ka pyetur Bajramin se kush do të paguajë Guardia di Finanzia për punën që do të duhej ta kryente vetë Ministria e Financave. “Sa kushton kjo ftesë e juaja znj. ministre? Kush i paguan ata zotërinjtë e Guarda di Finanza? Me para të këtij populli po paguheni ju dhe po me para të popullit ju thërrisni italianët për ta kryer punën tuaj!!! A hiç s´po ju vjen marre a?”, shkruan Musliu.

Kujtojmë se Guardia di Finanza merret me krimet financiare dhe kontrabandë, dhe ajo pritet së shpejti të vijë në Kosovë për të hetuar skandalin në Thesar, rreth zhdukjes së 2 milionë e 77 mijë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po barazon pa gola ndaj…