
Musliu bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme: Gjykata Speciale ka devijuar misionin e saj
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka paralajmëruar pjesëmarrjen në protestën e nesërme kundër, siç e quan ajo, devijimit të misionit të Gjykatës Speciale. Në një postim në “Facebook”, Musliu ka thënë se protesta nuk ka për qëllim sulmin ndaj drejtësisë, por mbrojtjen e të vërtetës.
Sipas saj, Gjykata Speciale ka shkelur mandatin e saj duke ndjekur luftëtarët e UÇK-së, ndërkohë që “kriminelët e vërtetë ecin të lirë”.
“Kur hesht bota, flasim ne. Nesër nuk protestojmë për të sulmuar drejtësinë, protestojmë për të mbrojtur të vërtetën. Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj. Ajo po ndjek çlirimtarët, ndërsa kriminelët e vërtetë ecin të lirë. Ne nuk heshtim. Kur drejtësia bëhet selektive, është detyrë e popullit të flasë. Për UÇK-në. Për dëshmorët. Për viktimat e luftës. Për çlirimtarët. Për të ardhmen tonë. Nesër 7 gusht. Në Prishtinë”, ka shkruar Musliu.