Musliu: Deçanasit s’duhet të kenë panik për sigurinë nacionale

15 korrik 2021 | 11:43

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka deklaruar se nuk ka vend për panik në komunën e Deçanit rreth sigurisë nacionale.

Pas mbledhjes së këtij komisioni, ku drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, ka raportuar për gjendjen e sigurisë nacionale, Musliu ka thënë AKI-ja është duke vëzhguar në çdo moment situatën në këtë komunë.

“Mund të them me bindje të plotë se qytetarët e Deçanit s’duhet të kenë panik sa i përket anës së sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive që ka AKI. AKI është në kryerje të detyrës dhe me të gjitha kapacitet po vëzhgon çdo lëvizje atje. Kaq na tha edhe drejtori në komision”, ka deklaruar Mulsiu, duke shtuar se agjencia po e bënë punën e saj. “Në këto moment duhet theksuar se s’ka vend për panik sa i përket sigurisë naiconale. AKI po vepron në Deçan dhe është në krye të detyrës kudo. Është një lajm i mirë për ne, por edhe për qytetarët e Kosovës”, është shprehur Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formula 1 rikthehet këtë javë në pistën e Silverstone, ku…