Deputetja e PDK-së për Gërvallën: Kjo e kënaqi punën e vet, tash po fol edhe në emër të ndërkombëtarëve

29 shtator 2023 | 10:24

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë pas ngjarjeve të fundit në veri Asociacionin është çështje e vdekur.

Musliu ka ironizuar me kryediplmaten duke thënë se Gërvalla e ka kënaqur punën e saj.

“Kjo e kënaqi punen e vet, tash i ka dal rënd me folë edhe në emer të nderkombëtarëve! E shpifur!”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Mbrëmë gjatë një intervistë në “Top Channel”, Gërvallla ka deklaruar se pas ngjarjeve të së dielës Asociacioni ka vdekur për vendorët dhe ndërkombëtaret.

“Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt se pas te dielës nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues. Asociacioni i 2013 është kundër kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund të bëhet. Escobar shumë qartë e ka përcaktuar se nuk mund të ketë Asociacion pasi mund të jetë një republikë e dytë serbe”, ka thënë Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka përfunduar kontrollet në pesë lokacionet në…