Musliu jep detaje për dërgimin e NJSO-s në Drenicë: U ishte thënë se po niseshin në Veri, rrugës e kuptuan që po shkojnë në Skenderaj

16 maj 2026 | 14:00

Kandidatja për deputete e PDK-së, Ganimete Musliu, ka tregua detaje interesante rreth dërgimit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj të enjten.

Ajo ka bërë me dije se këto njësi kishin përfunduar në Skenderaj pas një urdhri të rremë.

Në profilin e saj në Facebook, Musliu ka shkruar se atyre u ishte thënë se po niseshin për një aksion në Veri, ndërsa gjatw rrugës ata e kishin kuptuar që po shkonin në Skenderaj.

“Në bazë të informatave që kam, njësiti NJSO në Skenderaj përfundoi pas një urdhëri të rremë. Atyre u ishte thënë se po niseshin për një aksion në Veri. Në rrugë e sipër ata e kuptuan që destinacioni i tyre ishte Skenderaj. Dhe kjo manovër është pikërisht ajo me çfarë do duhej të merrej prokuroria e shtetit. E gjithë struktura komanduese e policisë në Mitrovicë dhe ajo e njësisë speciale në fjalë, iu nënshtruan një presioni të tmerrshem, nga marioneta e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla. Kurse Mehani i cili në Drenicë do mbahet mend si i pari pas Millosheviçit që kontribuoj në shtetrrethimin e Skenderajt, ishte vetëm një figurë e vockël në gjithë këtë teatër. Qëllimi i tyre nuk u realizua. Respekt për gratë dhe burrat e uniformuar që treguan rezistencë, qetësi dhe profesionalizëm. Drenica është gjithmonë vigjilente dhe në mbrojtje të shtetit dhe kombit nga armiqë të jashtëm, por edhe të brendshëm”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar…