Musliu publikon disa fotografi: Mirëmëngjesi! A ka ndonjë dasmë sivjet a jo?

07 qershor 2021 | 11:51

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur nëse ka ndonjë “dasmë” sivjet, duke publikuar disa fotografi të lajmeve lidhur me punësimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të afërmve të zyrtarëve të lartë e deputetëve të kësaj partie në institucionet shtetërore.

“Mirëmëngjesi,  ka naj dasem sivjet a jo”, ka shkruar Musliu mbi fotografitë e publikuara në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më herët, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se familjarët janë për dasma, dhe jo për t’u punësuar në institucione.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhurata Dora ka arritur që me këngën e saj me…