Mustafa me bashkëpunëtorë viziton Istogun, takon Rugovën

05 janar 2018 | 15:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetari i i kësaj partie, njëherësh kryetar i Podujevës, Agim Veliu si dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë vizituar të premten komunën e Istogut , me ç’rast janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Haki Rugova me bashkëpunëtorë.

Mustafa ka uruar kryetarin Rugova me rastin e rizgjedhjes për mandatin e tretë në krye të komunës së Istogut.

Ndërsa Haki Rugova, ka falënderuar Mustafën për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për këtë komunë. Po ashtu ai ka njoftuar kryetarin Mustafa lidhur me projektet dhe planet që do t’i realizojnë në këtë mandat qeverisës duke shtuar se komuna e Istogut është e gatshme për të gjitha punët që e presin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri, ka pranuar në…