Mustafa: Beteja e Koshares shënon fitoren më të madhe të UÇK-së

09 prill 2020 | 12:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka përkujtuar 21-vjetorin e Betejës së Koshares, duke thënë se kjo betejë shënon fitoren më të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Beteja e Koshares, para 21 viteve, shënon fitoren më të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shënon fillimin e çlirimit të Kosovës. Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill 1999, është një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e historisë së luftës të Kosovës. Kjo betejë është ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të lavdishmet të UÇK-së, hapi një kapitull të rëndësishëm të fitoreve të UÇK-së dhe fitorja në këtë betejë është një ndër pikat më të shndritshme të luftës tonë për liri. Uniteti dhe vendosmëria e ushtarëve tanë dhe shkathtësitë e larta ushtarake taktike dhe operative kundër një armiku shumë më të madh dhe të armatosur, bën që këta luftëtarë të triumfojnë në këtë betejë”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, beteja e Koshares ishte kulminacioni i një jete të plotë të ndërtuar mbi sakrificën për liri dhe shënoi përpjekjet për shtet-formimin e Kosovës.

“Po ashtu në këtë ditë vlerësojmë lartë dhe përkujtojmë të rënët në këtë betejë dhe anekënd Kosovës. Vepra e Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Abaz Thaçit, Xhemajl Fetahut por edhe vepra e të gjithë heronjve dhe dëshmorëve le të shërbejë si udhërrëfyes i rrugës tonë drejt ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit tonë në integrime euroatlantike. Triumfi i këtyre luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Në kthesat vendimtare përmes angazhimit të tyre, ata në asnjë moment nuk iu ndanë refuzimit të shtypjes dhe përpjekjeve për liri. Në përkulje të përhershme Heronjve të Koshares. Lavdi!”, është shprehur Mustafa.

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa përkujton 21 vjetorin e Betejës së Koshares: “Beteja e Koshares, para 21…

Gepostet von Lidhja Demokratike e Kosovës am Donnerstag, 9. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të shërbimeve informative amerikane mendohet se e kanë ditur…