Mustafa dërgon në MPJ kërkesat për njohje reciproke të patentëshoferëve me shtetet e BE-së

04 shkurt 2019 | 16:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustaf, ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesat për marrje të rekomandimit për miratim në parim me shtetet e BE-së për njohje reciproke të patentëshoferëve

Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të përpjekjeve të saja për njohje ndërkombëtare të dokumenteve personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, deri në tani ka nënshkruar marrëveshje me Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për njohje reciproke të patentëshoferëve të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të përpjekjeve për shtrirje më të madhe të njohjeve të patentëshoferëve, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka nënshkruar dhe dërguar në ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesat për marrje të rekomandimit për miratimin në parim nga Qeveria të nismave për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për njohjen reciproke të patentëshoferëve.

Me këtë rast kërkohet që ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverive të Republikës Federale Gjermane, Konfederatës Helvetike, Republikës Franceze dhe Republikës së Malit të Zi, të fillojnë nisma për njohje reciproke të patentëshoferëve.

Ministria e Punëve të Brendshme vitin e kaluar ka lansuar patentëshoferin me dizajn të ri, të cilët janë të pajisur me teknologjinë e fundit për siguri të dokumenteve dhe janë në harmoni me direktivat e BE-së.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se suksesshëm ka…