Mustafa dhe Thaçi e dinë se, nëse s’e mbështesin njëri-tjetrin, s’kanë të ardhme në politikë

25 maj 2020 | 10:44

Elvis Hoxha, këshilltari i Albin Kurtit, thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e kanë futur në qorrsokak Gjykatën Kushtetuese për një çështje që, sipas tij, është krejt e qartë në Kushtetutë.

Hoxha këmbëngul se duhen shpallur zgjedhjet, e ato, sipas Hoxhës, mund të mbahen më vonë, kur të kalojë pandemia. Ai thotë se presidenti nuk e kupton Kushtetutën dhe se po i ngatërron gjërat që parashihen me aktin më të lartë juridik të shtetit. Po ashtu, ai ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po e ndihmon presidentin Hashim Thaçi.

Shkrimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Sipas Kushtetutës, Presidentit i takonte tëmos vononte shpërndarjen e Kuvendit, pas mocionit të mosbesimit. Saktësisht pas mocionit të mosbesimit, neni 82 pika 2, aty ku nuk flitet për votim të Kuvendit për shpërndarjen e vetvetes. Kuvendi ka votuar suksesshëm mosbesimin e qeverisë. Deputetët, si dhe ata që i nxitën ta bëjnë një gjë të tillë, duhej ta kishin menduar më parë.

Populli e mirëkupton Presidentin. Është kohë pandemie, kështu që nuk mund të bëhen zgjedhje menjëherë. Ndaj dhe mund të pritet, përderisa qeveria konsiderohet në dorëheqje, pra qeveri në detyrë, ajo mund të kryejë të gjitha funksionet deri në zgjedhje. Shembull i vonesës: qeveria Haradinaj që ishte rrëzuar pas dorëheqjes së kryeministrit të saj, qëndroi deri në zgjedhje, edhe pse nuk ishim në gjendje pandemie. Nuk e dimë pse ka kaq ngut Presidenti nëse jo ndonjë plan me shkëmbim territoresh.

Presidenti nuk e kupton Kushtetutën, ndaj dhe kërkon mandatar tjetër prej forcës së parë. Pra ngatërron situatën post-zgjedhore kur nuk ka ende qeveri, me atë post-mocion kundër qeverisë. Nuk mund ta mirëkuptojmë në këtë pikë Presidentin.

Për këtë gjë, në ndihmë të Presidentit për mocionin, ashtu si në shpalljen prej tij të gjendjes së jashtëzakonshme, po ashtu si në zgjedhjen e tij President, erdhi Isa Mustafa. Ky i fundit ka gjëra të përbashkët me Presidentin. Nuk është i zgjedhur nga populli, dhe e përjashton popullin nga e drejta për zgjedhje. Ai thotë se çështja i takon Kuvendit dhe jo qytetarëve.

Të dy, edhe Presidenti edhe kryetari i LDK-së, bëjnë dhe një tjetër përpjekje së bashku. Ata reduktojnë aftësitë rregulluese të Kushtetutës duke ia hequr një nen, nenin 82. Të dy, përfitojnë nga pandemia për të realizuar lojërat e tyre. Të dy e dinë se nuk kanë më asnjë të ardhme në politikë nëse nuk e mbështesin njëri-tjetrin. Të dy e kanë futur në qorrsokak Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë të zgjidhë një katrahurë klike aty ku gjithçka që ka të bëjë me rendin kushtetues për këtë situatë është krejt e qartë në Kushtetutë.

Të dy po përpiqen të tërheqin institucionet në katastrofën e tyre personal

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mette Frederiksen është kryeministrja e Danimarkës. Ajo është 42 vjeçe,…