Mustafa: Diskursi politik është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm

30 mars 2020 | 19:57

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar në deklaratën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që ftoi presidentin e vendit Hashim Thaçi të thërras zgjedhje të reja për të mos çuar vendin në vëllavrasje.

Bahtiri për këtë u intervistua gjatë ditës nga Prokuroria në Mitrovicë, ndërkohë vetë në një postim në Facebook, tha se u keqkuptua. Po ashtu, edhe partia e VV-së u distancua.

Mirëpo, liderët e partive tjera politike kanë reaguar gjatë gjithë ditës, e tash edhe Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook, pa ndërhyrje

“Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?
Diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, rezistencë, vëllavrasje, rebelim qytetar…, është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm në Kosovë por edhe i disave nga Shqipëria.
Për kënd destinohen të gjitha këto?!
Për fëmijët tanë (edhe të tyre), familjet tona, vëllezërit dhe motrat tona. Shtetin tone! Shqipërinë!
Nuk janë për këpurdhat, insektet, zvarranikët!

Ata nuk flasin për filma, të cilët do ti shohim në tv, por për veprime ndjellakeqe të Pranverës Kosovare. Janë e njëjta kuzhinë që përkrahte gjakëderdhjen në Shqipëri në vitin 1997në emër të Revolucionit. Dallojnë vetëm mendjeikurit, si militantë partiak ose të ardhur rishtazi në një parti, që bëhen zëdhënës të së keqës.
Së bashku me këta, edhe disa këshilltarëve të Kryeministrit tonë të sjellur nga Shqipëria, por edhe disa analistëve e kolumbistëve, Kosova po iu duket vend për safari. Për gjueti në njerëz.
Jo që këta po tregohen nën çdo nivel etik dhe njerëzor por hiq më larg nivelit të tyre nuk mbetet edhe ai që i solli këtu për ta disajnuar fatin e vendit tone me teori ekstreme të majta.
Nuk është e vërtetë se Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat i zgjodhi populli. Asnjërin prej këtyre. Bash asnjërin!
Populli zgjodhi deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët, si të vetmit kanë mandate burimor nga sovrani.

Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin e kështu me radhë, i zgjodhi Kuvendi, ky apo ai i kaluari, mbi bazën e marrëveshjeve politike për koalicione.
Ai që të zgjedh ka të drejtë edhe të të ç“zgjed, të të shkarkoj. Thirrja në popullin dhe imitimi i shenjëtorëve është manifestim i popullizmit dhe mungesë e vetëdijes dhe kulturës demokratike.
Populli në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, përmes atyre që votuan, i besuan VV-së me çerekun e votave, (29 deputetë nga 120); LDK-së me çereku tjetër, (28 deputetë nga 120), kurse subjektet e tjera morën përkrahje për 63 deputetë.

Këto janë vota nominale, sepse nuk votuan gjysma e qytetarëve. Prandaj duhet ta thërrasim mendjen, të sillemi urtë e të ecim përtoke. Askush s’ka marrë më shumë se çerekun e votave të atyre që kanë dalë në zgjedhje, ose më shumë sesa 1/8 e votave të qytetarëve me të drejtë vote. Rrjedhimisht askush s’mund të sillet si fitues absolut dhe askush s’mund të ushtroj pushtet absolut.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk është luftë e një individi, por është përgjegjësi e institucioneve. Jam nga ata që jam shprehur publikisht se LDK me VV-në mund ta bëjnë këtë luftë më me sukses. Por jo si luftë të dosieve, jo si revansh politik, por si proces ligjor. Së këndejmi askush nuk më bindë që LDK nuk e bënë këtë punë dhe përgjegjësitë e tjera të shtetit në qeverinë e ardhshme më mirë dhe më pastër sesa VV.
Janë të pabindshme dhe qesharake deklaratat se disa njerëz që po e përkrahin VV-në por edhe disa në VV-së janë rojtarë (gardianë) të rugovizmit. Popullizmi dhe rugovizmi s’kanë asgjë të përbashkët.
Duhet të besojmë në të vetëveten, të mos u nënshtrohemi fushatave, të cilat e dëmtojnë vendin tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka folur për faqen zyrtare…