Rashica: Dua të matem me më të mirët e botës

30 mars 2020 | 19:32

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka folur për faqen zyrtare të klubit të tij, Werder Bremen, në lidhje me ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, dëshira për t’u përballur me më të mirët në botë, luftën për mbijetesë me skuadrën e tij dhe mundësinë e largimit.

Kosova- Është shumë e vështirë të presësh rifillimin e ndeshjeve të kombëtares, sepse i gjithë vendi mezi i priste ato. Ne punuam fort për ndeshjet dhe prisnim të shpërbleheshim, pra duke u kualifikuar. Fatmirësisht, ato vetëm u shtynë dhe nuk u anuluan.

Rëndësia nëse kualifikoheni- Nëse kualifikohemi, atëherë do të kemi një ditë të re feste (qesh). Në Kosovën e vogël, çdo ndeshje ndërkombëtare është e rëndësishme dhe ne kemi një status të veçantë. Kur ne luajmë, i gjithë vendi na ndjek. Kjo është shumë e veçantë.

Werderi në luftë për mbijetesë- Sigurisht që të gjithë prisnim diçka ndryshe, sepse kemi një skuadër të mirë, një shpirt të madh skuadre dhe shpesh kemi treguar se e meritojmë. Fillimi nuk ka qenë i mirë dhe të gjithë e dimë këtë të. Gjithsesi, jam i bindur se ne si skuadër mund t’ia dalim.

Largimi- Në rast se vendos të largohem, do e mendoj me kujdes hapin e radhës. Atje ku do të shkoj dua që të kem mbështetje nga e gjithë skuadra. Kështu ndodhi kur luajta në Holandë dhe kur erdha këtu.

Ëndrrat- Mund të arrish gjëra të mëdha vetëm nëse ke ëndrra të mëdha. Një nga këto ëndrra është pjesëmarrja në Kampionatin Evropian vitin tjetër.

Jam akoma në fillim e karrierës, por në një pikë të caktuar dua të matem me më të mirët në botë dhe të luaj në Champions viti pas viti. Punoj fort për këtë dhe e di që mund t’ia dal.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Mitrovicës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të…