Mustafa: Do të vazhdojmë përkrahjen për prodhuesit vendor

25 qershor 2020 | 15:59

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës së sotme priti në takim kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ku diskutuan për gjendjen aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Shahini njoftoi ministrin Mustafa me sfidat e bizneseve vendore gjatë dhe pas pandemisë Covid-19.

Në anën tjetër, Mustafa theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim të përkrahjes së prodhuesve vendor, duke siguruar avancimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Libri autobiografik i ish-Zonjës së Parë të Shteteve…