“BECOMING”, një eksperincë e pasur në shërbim të ideve të larta

25 qershor 2020 | 15:51

Lulëzim ETEMAJ

Libri autobiografik i ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2009-2017), Michelle Obama, “Becoming” (“Të bëhesh”), ka dalur nga shtypi më 13 nëntor 2018 njëkohësisht në 24 gjuhë.
Mbi 60 milionë dollarë është çmimi që botuesi, “Penguin Random House”, ia ka paguar për këtë libër Michelle dhe Barack Obamës.
Shitja e tij prej mbi dhjetë milionë ekzemplarë si dhe përkthimi më pastaj edhe në gjuhë të tjera, përfshirë edhe gjuhën shqipe, e ka legjitimuar shumëpritjen paraprake dhe interesimin e lartë të treguar prej lexusve, jo vetëm në SHBA, por dhe në shumë shtete të botës. Si rrjedhojë, “Becoming” ia ka arritur të bëhet një bestseler i vërtetë.
Michelle Robinson është fëmiu i dytë, krahas vëllait Craig, i çiftit bashkëshortor Fraser dhe Marian Robinson. Thotë se nga babai ka mësuar të punojë shumë, të qeshë shumë dhe ta mbajë gjithnjë fjalën. Ndërsa se si mund të mendoj me kokën e saj dhe ta angazhoj zërin e saj, ka mësuar nga e ëma. Që të dy së bashku, njëherit, thotë t’i kenë ndihmuar në banesën e tyre të ngushtë në Anën Jugore të Chicagos “t’i njoh vlerat e historisë sonë, historisë sime, në historinë e madhe të vendit tonë”.
Përmes librit të saj “Becoming”, Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Omaba, ia ka dalur të hyjë në mjediset e miliona familjeve në botë. Për më tepër, ajo është gruaja e vetme afro-amerikane që ka shënuar një depërtim të tillë. Prejardhja e saj nga një familje skllave, e bën edhe me të bujshme dhe e begaton me vlera të posaçme jo vetëm historinë e familjeve presidenciale, por edhe të vetë SHBA-ve.

No description available.
Duke pasur shumë se çka t’i rrëfej lexuesit, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, avokate me profesion, librin e hap me prezentimin e gjenezës së saj familjare. Fëmijëria; ëndërrat dhe dëshirat fëmijërore; shkollimi; karriera profesionale; dashuria dhe martesa me Barack Obamën, janë sjellur prej saj në libër me një gjuhë dhe stil të veçantë, të rrejedhshëm, lehtë të kupteshëm, gjë që flet për shijen e hollë që e karakterizon rrëfimin.
Ballafaqimi i hershëm me diskriminimin racor, shkaku i ngjyrës së lëkurës dhe prejardhjes, do të ketë ndikim të fuqishëm te Michelle Obama në angazhimet shumëdimensionale për barazi sociale, gjinore dhe tejkalim të ndasive dhe padrejtësive raciale. Një angazhim i tillë i fuqishëm manifestohet posaçërisht me rastin e kandidimit të bashkëshortit të saj për president, Barack Obama, dhe fushatës presidenciale të vitit 2008, si kandidat demokrat, ku Michelle Obama me ekipin e saj zgjedhor ia arrinë t’i motivoj fuqishëm votuesit me prejardhje afro-amerikane për të dalë në zgjedhje dhe dhënë votën e tyre.
Duke qenë luftëtare e madhe kundër çdo pabarazie dhe diskriminimi, Michelle Obama shndërrohet shumë shpejtë në ikonë, jo vetëm për shumë femra në SHBA, por edhe përtej saj.
Me emocione të theksuara, ajo rrëfen në libër momentin kur Presidenti Obama në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë e zëvëndëson bustin e Winston Churchillit me atë të Martin Luther Kingut, autorit të fjalimit të famshëm historik “I have a dream” (“Unë kam një ëndërr”), përmes të cilit ai më 28 gusht 1963 në marshin protestues të mbi 250 pjesëmarrësve në Washington D.C. i kërkonte SHBA-ve që t’i jap fund diskriminimit racor.
Pavarësisht faktit se të qenurit Zonjë e Parë në SHBA nuk është as profesion dhe as post zyrtar, madje ajo nuk merr as rrogë dhe nuk iu nënshtrohet detyrimeve të poaçme, në funksion të vizionit politik të saj dhe bashkëshortit, tanimë Presidentit Obama, Michelle Obama ia arrinë shumë shpejt që në cilësinë e Zonjës së Parë ta shndërrojë Shtëpinë e Bardhë në një shtëpi mikpritëse, promovuesve të gjithëpërshirjes gjinore dhe racore.
Duke qendruar shumë pranë bashkëshortit, Presidentit Obama, sipas rrëfimit të saj, ajo ia ka arritur me sukses jo vetëm të jetë mbështetëse e tij e fuqishme në situata të shumta, por t’i bëjë edhe pjesë të angazhimit të tij të drejtat e miliona femrave, jo vetëm në SHBA.
Pjesë e veçantë e rrëfimit në libër është edhe angazhimi i saj i pakursyer, edhe gjatë dy mandateve si Zonjë e Parë, për t’u dhurur kujdesin e merituar dhe rritur dy vajzat e tyre, Malia dhe Sasha.
Michelle Obama, në librin e saj autobiografik i rrëfen lexuesit një mori përvojash jetësore nga jeta e saj, duke mos anashkaluar edhe dështimet dhe zhgënjimet e caktuara, si nga jeta personale ashtu dhe ajo publike. Me një ngrohtësi, identifikim dhe pasion të posaçëm ajo rrëfen për fushatat e shumta të inicuara prej saj, në bashkëpunim me Presidentin Obama, personalitete të caktuara, shoqata apo dhe grupime të ndryshme. Në këtë mënyrë, ajo ia ka ofruar mundësinë lexuesi që të njihet së afërmi edhe me angazhimin dhe sfidat e saj në fushatën për përdorimin e perimeve, me qëllim luftimi të mbipeshës te fëmijët dhe të rinjtë; nga takimet e ndërmarrura dhe bashkëpunimin me industrinë ushqimore për ta zvogëluar sasinë e sheqerit në ushqime; për grumbullimin dhe investimin e miliarda dollarëve në gjithë botën në funksion të shkollimit të vajzave; për hapjen, së bashku me Jill Biden, dhe sipërmarrës të shumtë, të 1.5 milionë vendeve të reja të punës për veteranët e luftës apo sigurimin e një vendshkollimi për pjesëtarët e familjeve të tyre.
“BECOMING”, si një jetëshkrim intim, nga të rrallët të shkruar nga zonjat e para, do të mbetet për një kohë të gjatë një nga librat më të lexuar. Historia e ish-Zonjës së Parë të SHBA-ve, Michelle Obama, e bërë publike përmes këtij libri, do të jetë për gjenerata të tëra lexuesish një referencë e fuqishme frymëzimi në angazhimet e tyre kundër padrejtësisë si dhe në luftimin e diskriminimit, si gjinor ashtu dhe racor, në të gjithë botën. Në këtë drejtim, jetëshkrimi i përmbledhur në libër nga Michelle Obama shkon përtej modës së të shkruarit të autobiografive nga personalitete të larta publike dhe tërheqjes së dritave të projektorëve drejt vetes.
Libri “BECOMING” reflekton në radhë të parë vazhdimin e misionit të ish-Zonjës së Parë, Michell Omaba, në funksion të barazisë dhe zhvillimit të përgjithshëm, jo vetëm të vendit të saj, SHBA-ve, pa pretendimin për të pasur ndonjë post shtetëror.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lëndim i rëndë ka përshpejtuar pensionimin nga futbolli për…