Pensionohet ish-futbollisti i Barçës

25 qershor 2020 | 15:50

Një lëndim i rëndë ka përshpejtuar pensionimin nga futbolli për mbrojtësin Jeremy Mathieu. Francezi së fundi ishte pjesë e Sporting Lisbonë në Portugali, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Valencias dhe Barcelonës.

Në fakt, nëse Barcelona ka ditur të habisë me transferimin e mbrojtësve të qendrës, Mathieu pikërisht ka qenë një prej tyre. Barcelona në vitin 2014, pagoi 20 milionë për francezin, që atëkohë kishte 30 vjet, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori për moshën e tij. Për katalanët, Mathieu ka regjistruar 62 paraqitje, duke shënuar tri gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka vlerësuar se deklarata e Zyrës…